Zhvillimi i aftësive për grupet e margjinalizuara në Shqipëri
Zhvillimi i aftësive për grupet e margjinalizuara në Shqipëri
Fondacioni Goodtree synon për ripërtëritjen holistike të komuniteteve rom dhe egjiptian në Shqipëri, nëpërmjet trajnimeve individuale dhe mundësive të arsimit, në bashkëpunim me organizatat lokale dhe biznese.
Goodtree ofron mjete praktike për të përmirësuar jetën nëpërmjet projekteve për aftësimin për jetën dhe aftësive profesionale.
Ne synojmë komunitetet, ku individët dhe familjet e tyre njohin vlerat dhe dinjitetin e tyre, duke mësuar dhe punuar, të thyejnë ciklin e varfërisë.
Ne tregojmë respekt ndaj të gjithëve, duke u treguar se ato janë të rëndësishëm dhe me vlerë.
Ne vlerësojmë aftësitë unike të çdo individ dhe nxisim një mjedis ku ata mund të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre.
Ne mbështesim standarte të larta etike dhe nuk tolerojmë mashtrimin, gënjeshtrën apo vjedhjen.
Ne administrojmë kohën tonë me zell për të çuar përpara qëllimet e Goodtree.
Ne pëlqejmë inovacionin dhe zgjidhjet kreative për problemet e vështira.
Ne kultivojmë marrëdhënie me organizata të tjera apo biznese për të mësuar nga ekspertiza e tyre dhe të zhvillojmë projekte të reja.
Nëpërmjet Institutit Goodtree, ne ofrojmë kurse individuale me qëllimin për të ndihmuar kursantët të përmirësojnë aftësitë për jetën. Në këto kurse përfshihen;
shkrim dhe lexim,
aftësi të thjeshta matematikore,
aftësitë bazë kompjuterike dhe shkrimi,
higjena dhe kujdesi për veten,
etika në punë,
menaxhimi i kohës,
menaxhimi i parave,
etj.
Goodtree Handmade trajnon dhe punëson gra nga komuniteti për të prodhuar sapunë artizanal me burim lokal dhe produkte artizanale të tjera. Në mjedisin tonë të punës, gratë mësojnë aftësitë e nevojshme për t'u integruar në vendet e punës në Shqipëri.
Porosisni produkte sapuni artizanal në Goodtree Instagram.
Ne ofrojmë mentorime individuale sepse duam që klientët tanë të fitojnë aftësi profesionale nëpërmjet kurseve në bashkëpunim me organizata të ndryshme. Mentorët e Goodtree janë të kualifikuar dhe takohen rregullisht me klientët për t'i inkurajuar, për të ndjekur progresin e tyre dhe duke i ndihmuar në përvetësimin e suksesshëm të aftësive profesionale.
Mentorimi në Goodtree përfshin gjithashtu një program për zhvillimin e të rinjve. Të mentoruarit marrin pjesë në bujqësi, laboratorë shkencorë, arte marciale, stërvitje Cross--fit, qepje, bërjen e bizhuterive etj, ndërsa mësojnë aftësitë e nevojshme për jetën në moshë madhore.
Namie Koo
Bashkëthemeluese
Drejtore Biznesi
nga Nju Jorku, SHBA
Melissa Wilger
Bashkëthemeluese
Drejtore Arsimi
nga Çikago, SHBA
Samuel Koo
Bashkëthemelues
Drejtor Mentorimi
nga Nju Xhersi, SHBA
Andi Joo
Specialist Inovacioni
nga Koreja e Jugut
Bona Park
Specialiste Kurrikulumi
nga Koreja e Jugut
Raxhi Rakipi
Specialist Komuniteti
nga Elbasani, Shqipëri